Mes një inflacioni të lartë dhe rrezikut të një recesioni të mundshëm gjatë vitit të ardhshëm, blerësit amerikanë shpenzuan një rekord prej 9.12 miliardë dollarësh për “Të premten e Zezë”.

 

Një radhë e gjatë u formua jashtë Best Buy në North Riverside, në jugperëndim të Çikagos, përpara se dyqani të hapej.

 

Shpenzimet në internet u rritën me 2.3%, një shifër që tregon se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritjeve të mëdha për çdo produkt nga telefonat inteligjentë tek lodrat.

 

Konsumatorët u dyndën në dyqane pasi pandemia e Covid-19 mbylli disa prej tyre dhe disa të tjera vendosën rregulla të ashpra për klientët siç ishte mbajtja e maskave si dhe vaksinimi. Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re