E premtoi Berisha para zgjedhjeve të 2013, por fatin e madh e pati Kroacia, anëtare e BE-së. Bëhet fjalë për liberalizimin e vizave me SHBA.

Kështu, kroatët mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Kroaci në Facebook.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.

Kur Berisha e premtonte këtë për Shqipërinë para zgjedhjeve të 2013-ës, nuk kishte asnjë indicie nga Uashingtoni, veç faktit se nën qeverisjen e tij, falë një projekti të BE-se me tre vende ballkanike, u arrit liberalizimi i vizave.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re