Sulmi rus në Ukrainë ka dhënë efektin e parë në Ballkan dhe pikërisht te fryma serbe, e cila ka treguar shenja ngazëllimi nga vendimmarrja ushtarake e Kremlinit në ish-vendin sovjetik.

Kështu, në një protestë politike kundër një qeverie pakice pas rënies së Krivokapiçit, ku me gjasë pasues i tij do jetë shqiptari Abazoviç, forca proserbe bllokuan rrugët në të gjithë Malin e Zi në kuadër të aksionit “Bllokada kundër tradhtisë”. Aty u dëgjuan dhe këngët që lavdëronin agresionin rus kundër Ukrainës.

Andrija Mandiç, lideri i Demokracisë së Re Serbe, tha: “Investuam shumë energji dhe u përpoqëm të ruanim shumicën parlamentare. Ne vendosëm t’u bëjmë thirrje qytetarëve që ta mbrojnë fitoren. Nuk do të ishte mirë që dikush të mendojë se mund ta vjedhë fitoren dhe t’ia çojë Milo Gjukanoviqit, sepse ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Mandiç, duke thënë më pas, nënkuptuar Rusinë:  “Të mos luajnë me Malin e Zi se kanë një fuqi tjetër të madhe”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re