Kryeministri Edi Rama gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e fortë që ka me djalin e vogël Zaho. Ai vazhdimisht publikon foto dhe video të ndryshme me Zahon që marrin menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Mirëpo, ndonëse është i vogël Zaho siç duket ka filluar ta kuptojë
pak nga pak punën që i ati bën. Së fundmi, Rama ka qenë së bashku me
kryebashkiakun Erion Veliaj në një takim me qytetarët dhe Erioni i ka
thënë: “Do na e thuash përgjigjen epike të Zahos kur e pyesin ça bën
babai”, ndërsa kryeministri zbuloi se i biri i përgjigjet “Babi vetëm
flet”.

“Sepse dëgjon të ëmën kur shkoj në shtëpi në darkë vonë, kur jam duke
folur në telefon, më thotë: “Nuk je lodhur akoma? Ne në shtëpi nuk kemi
televizion shqip, s’ka lajme dhe nuk sheh televizor. Ai sheh Spiderman
dhe këto të tjera, nuk di fare nga këto të tjerat nuk është i
informuar”, ka thënë ndër të tjera Rama.






Previous articlePeshkatari nga Fieri shkon të peshkojë por habitet nga ajo që i bie në rrjetëNext articleSi të aplikoni online për pasaportë dhe kartë identiteti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re