Skip to content

E qëlluan pa mëshirë me breshëri plumbash/ Kjo është makina që udhëtonte biznesmeni Çali, ekspertët në kërkim të provave që i çojnë drejt autorëve (FOTO)

49a04d2b a2a8 40c5 9a4e 25a14b463edd

Një atentat ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës ku viktimë mbeti 37-vjeçari Iljaz Çali.

Ky i fundit u qëllua për vdekje në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, nga persona të paidentifikuar ende.

Autorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të makinës “Land Rover” ku ndodhej 37-vjeçari, duke i marrë jetën.

Ndërkohë ditën e sotme makina me të cilën udhëtonte viktima dhe që e kishte marrë me qira është dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në fotot e LSA shihen ekspertë të policisë teksa po kryejnë ekspertizat përkatëse mbi mjetin e bërë shoshë nga plumbat.

Me dorezë në duar dhe mjetet përkatëse, ata këqyrin makinën nga afër dhe marrin të dhënat e duhura.

Por 37-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2016, pak ditë pas grabitjes së parave në Aeroportin e Rinasit. Policia kontrolloi në atë periudhë dhjetëra banesa të personave të dyshuar për grabitjen dhe gjatë atyre kontrolleve gjeti në shtëpinë e Çalit 682 rrënjë kanabisi.

Në atë operacion, iu vunë prangat menjëherë së ëmës së tij Xhemile Çalit, kurse i biri që nuk u gjet në shtëpi, u shpall në kërkim dhe u arrestua kohë më vonë.

49a04d2b a2a8 40c5 9a4e 25a14b463edd 1

c4141bbc 1df3 4940 af63 c6975defeb78

f95a7070 aa2e 460d 8bed ad2f7777038e

 

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb