Vijojnë të jenë të nxehta replikat në distancë mes kreut PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, sa i takon aferës së inceneratorëve.

Menjeherë pas deklaratës së Ramës, i cili e quante Bashën një dhëndër të inatosur, që mbante konferencë në një sallë dasmash, ka ardhur dhe reagimi i kryedemokratit, i cili thotë se për kryeministrin është gëzim dhe dasmë zbrazja e vendit nga të rinjtë.

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja”, shkruan Basha në reagimin e tij.

Vijon…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re