Skip to content

E reja hidhet nga kati i katërt i banesës në Tiranë, përfundon me urgjencë te Trauma

Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë veten, duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Tiranë.

Policia njofton se e reja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.01.2022, në mbrëmje, është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, shtetasja S. A., 21 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb