Një 27-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të diele në Kamëz. E reja ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, në rrethana ende të paqarta.

Ajo ka ndërruar jetën në spital, teksa mësohet se e reja, S.A., banonte me qira në pallatit ku humbi jetën.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën “Teuta”, ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë”, thuhet në njoftim.

Çështja është nën hetim.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re