Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kamëz, ku një 27-vjeçare është hedhur nga lartësia, pasi iu publikuan foto intime.

Gazetari Esido brakaj bën më dije për Vizion Plus se gruaja ishte në process divorci me bashkëshortine saj nga Kosova dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun.

Lexo edhe :Related Posts

Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime dhe më pas i ka publikuar në rrejtin social TikTok.

E reja i kishte kërkuar Çokut të hiqte foton, por ai pretentonte se nuk i kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.     

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:       

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”, njofto policia për ngjarjen. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re