Pèrdhunimi i të miturve është në qendër të vëmendjes që prej ditës së shtunë kur u denoncua rasti i një 15-vjeçareje që prej tre vitesh dhùnohej sèksualisht nga një i moshuar dhe jo vetëm. Por një tjetër histori trònditëse është zbuluar sot në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës nga sociologia Entela Binjaku ku një e re me aftësi të kufizuara ka rënë pre e abuzimit sèksual.

E pyetur nëse përgjegjësia ka një emër dhe mbiemër konkret për ngjarje të tilla, Binjaku thotë: “Natyrisht që po. Kur ne e vendosim përgjegjësinë mbi shoqërinë, e kemi fjalën tek aktorët e kësaj shoqërie në radhë të parë dhe në këtë rast janë me emër mbiemër, persona që janë të ngarkuar pikërisht për ecurinë dhe mbarëvajtjen e shëndetit fizik mendor dhe ecurinë në procesin edukues të fëmijës. Sikundër e vendosim theksin tek elementët e shoqërisë për shkak se ushtron pothuajse 0 presion mbi institucionet dhe personat e punësuar në këto institucione përgjegjëse.

Në këto caste që jemi baskë, unë u informova për një tjetër histori të ngjashme, e cila më keq akoma ka në qendër një të re me aftësi të kufizuara, e cila ka qenë pre e raportit sèksual, natyrisht i patolerueshëm dhe sot familja e saj është gjendur në dyert e një komisariati në kryeqytet për të kërkuar ndihmë. Dua të them që rasti rastit nuk i ngjan. Shoqëria i vendos për një kohë të shkurtër në vëmendje dhe më pas i lë në harresë.”

Sociologia Binjaku shtoi se shteti duhet ti dëgjojë zërat që dalin nga media dhe të dëgjojë cfarë gjërash nuk shkojnë me shoqërinë tonë.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re