Një 26-vjeçare në Podujevë të Kosovës ka sjellë në jetë katërnjakë, tre djem dhe një vajzë. Mediat në Kosovë raportojnë se nëna e re dhe katër foshnjat gëzojnë shëndet të plotë. Nëna me katërnjakët ndodhen aktualisht në Spitalin Qendror ku po marrin trajtimin e nevojshëm pas lindjes, që është kryer përmes operacionit.

Një 26-vjeçare në Podujevë të Kosovës ka sjellë në jetë katërnjakë, tre djem dhe një vajzë. Mediat në Kosovë raportojnë se nëna e re dhe katër foshnjat gëzojnë shëndet të plotë.

Vlora Ibishi, gjinekologia që ka asistuar në lindje tha në emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania se lindja e katërnjakëve është e rrallë dhe se ajo vetë gjatë karrierës së vet nuk kishte pasur asnjë rast të tillë.

Mjekja u shpreh se probabiliteti i lindjes së katërnjakëve është 1 herë në 700 mijë lindje.

“Punoj që nga viti 2005 në këtë spital dhe për mua ka qenë hera e parë që të shoh një shtatzëni me katërnjakë prandaj më është dashur të bëjë një analizë dhe tua transmetoj lajmin prindërve të ardhshëm. Edhe prindërit ishin skeptikë, pasi jo rrallë kemi pasur shtatzëni me trinjakë në klinikë, por shtatzëni me katërnjakë është jashtëzakonisht e rrallë. Llogaritet diku që 1 në 700 mijë raste ndodhin shtatzëni spontane me katërnjakë”, tha mjekja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re