Skip to content

E RËNDË! 32-vjeçari dhunon babain e tij të moshuar (EMRI)

640 0 c6db00e94dd2319ff0f0aff009a1f848 sd

Denoncimi erdhi nga babai i tij i moshuar dhe më pas policia ka kryer shoqërimin dhe arrestimin

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Denoncimi erdhi nga babai i tij i moshuar dhe më pas policia ka kryer shoqërimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Djali i tij, Shaban Ramaj ka precedent edhe për vepra të tjera penale, ndërkohë dhuna fizike ndaj babit të tij ishte e përsëritur.

32-vjeçari ka qenë person i proceduar në gjendje të lirë për kanosjen me thikë të një personi dhe dëmtimin e motorrit të tij, në muajin maj të këtij viti.