Skip to content

E rëndë! 32-vjeçari godet me thikë bashkëshorten pas konfliktit mes tyre! I riu arrestohet nga policia

Uniformat blu kanë vendosur në pranga një 32-vjeçar i cili ka goditur me thikë bashkëshoren e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobta mes çiftit.

Raportohet se i riu me iniciale A. H., banues në Vorë, e ka goditur me thikë gruan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

“”