Një 58-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës me benzinë
Për fat të mirë 58-vjeçarja me iniciale F.G ka shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 në qytetin e Durrësit. Ndërkohë policia bën me dije se gruaja ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekësve.
Burime për panorama.al bëjnë me dije se dyshohet se 58-vjeçarja vuante nga sëmundje mendor dhe se kjo nuk është hera e parë që ajo tenton t’i japë fund jetës.
58-vjeçarja trajtohet nga qendra ditore e të moshuarve në Durrës me strehim ushqim e veshmbathje.
Ajo është braktisur nga familjarët dhe disa herë më pare ka tentuar te vetëdigjet me benzinë.
Njoftimi Policisë
Durrës/Informacion paraprak
Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë.
Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Lajm ne perditesim
