Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Basel të Zvicrës, ku një shtatë vjeçar shqiptar është therur me thikë nga një grua 75 vjeçare.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten në rrugën St. Galler-Ring të Bazelit në Zvicër, ku bëhet me dije se 7 vjeçari është me prejardhje nga komuna e Lipjanit, ndërkaq familja e tij jetonin më shumë se shtatë vite në Zvicër.

 

Sipas mediave zvicerane trupi i fëmijës është gjetur në rrugë nga mësuesi i tij në rrugë, e që menjëherë e ka dërguar në në Spitalin Universitar të Fëmijëve të Bazelit, ku i është nënshtruar një operacioni emergjent.

 

Por, për shkak të hemorragjisë, ka vdekur nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve në fyt.

 

Pas sulmit me thikë, Policia kishte vërejtur gjithashtu gruan e moshuar që po dilte nga vendi i ngjarjes, duke e ndaluar. 75-vjeçarja ka pranuar se kishte sulmuar fëmijën me thikë.

 

E dyshuara për kryerjen e këtij krimi tragjik është arrestuar nga autoritetet zvicerane. Ndërkaq, policia nuk ka dhënë detaje më tepër për mediet, pasi janë duke e hetuar rastin në detaje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re