Skip to content

E rëndë, autobusi përmbyset në mes të autostradës, humbin jetën 15 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Një autobus pasagjerësh u përmbys në rrugë mëngjesin e sotëm, duke i shkaktuar vdekjen 15 pasagjerëve, raporton Hurriyet. Autobusi humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balıkesir, ndërsa po shkonte drejt krahinës perëndimore të rrethit Edremit të Balıkesir.

17 pasagjerët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë. Edhe pse ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e rrëzimit, 11 persona vdiqën në vendngjarje.

Në ekzaminimin e parë të bërë në vendin e aksidentit, u përcaktua se autobusi i udhëtarëve hyri në kthesë me një shpejtësi prej 95 kilometrash në orë, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

/faxweb