Një fenomen shqetësues është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në Fier, ku banorët e zonës janë treguar të gatshëm “t’i vënë flakën” qarkut ku jetojnë në shenjë kryengritjeje ndaj pushtetit vendor.

Burimet e Fax News dhe Faxweb.al kanë raportuar se banorët e zonës ua kanë vënë flakën mbetjeve urbane, të cilat Bashkia Fier nuk nuk i ka hequr nga njësitë e saj administrative.

Vetëm pak minuta pas mesnate, banorët e fshatit Daullas në Fier ua kanë vënë flakën mbeturinave, pasi këto të fundit janë grumbulluar prej ditësh në zonat përkatëse.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses Fier, pasi banesat pranë rrezikohen të përfshihen nga flakët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re