Një burrë 38 vjeç ka humbur jetën këtë të martë pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Gjakovë.

Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusrert Gjurkaj, i cili tha se viktima është nga Malisheva.

Policia është njoftuar sot pasdite në orën 16:20 dhe në vendngjarje mbërriti ambulanca dhe e transportoi në spital, por pa shenja jete.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe prokurori dhe inspektori përgjegjës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re