Dy punëtorë kanë rënë nga një lartësi në Tirana. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 maji të kryeqytetit në ora 15:00.

Sipas njoftimit paraprak për policisë, dy shtetasit Y.C 47 vjeç dhe S.M 50vjeç ishin duke punuar ku ka rënë nga lartësia e një banese private.

Dy shtetasit janë dërguar menjëherë në spital për mjekim dhe janë në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re