Skip to content

E rëndë, brenda tri ditësh vdêsin nga Covid dy vëllezër shqiptarë

Deputeti i PDK-së në Kosovë, Gazmend Bytyqi ka njoftuar se dy vëllezër kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri. Adnan Bucaliu ka vdêkur vetëm tri ditë pasi që i vdìq edhe vëllai Agroni.

Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe. Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar dy vëllezërit kanë vdêkur nga Covid-19.

Njoftimi i plotë: Lajm i rëndë. Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdìq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdìq edhe vëllai, Agroni. Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.

Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.

Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.

/faxweb