Skip to content

E RËNDË/ Cërrik, aksidentohet nga një automjet qytetari që po udhëtonte me biçikletë, pëson fraktura të shumta në trup

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pak para mesnate në Cërrik. Një qytetar, i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet, duke i shkaktuar kështu fraktura të shumta në trup.

Për shkak të plagëve të marra, i aksidentuari është transportuar drejt spitalit kirurgjik për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Aktualisht, nuk ka informacion mbi identitetin e tw dwmtuarit.

Nga ana tjetër, policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesin e mjetit.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb