Ilustruese

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një fshat të Trikalas. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur shqiptari së bashku me një tjetër bashkëatdhetar shkuar për të vjedhur një biznes.

Sipas informacioneve, 40-vjeçari me origjinë shqiptare humbi jetën në orët e para të së enjtes në Agrielia, Trikala, kur motori me të cilin po ngiste u përplas me një makinë.

Përplasja ishte shumë e dhunshme dhe 40-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa pasagjeri i tij u largua nga vendi i aksidentit dhe thuhet se ishte i plagosur.

Në të njëjtin informacion thuhet se veglat e vjedhjes u gjetën në çantën që 40-vjeçari kishte mbi të, fakt që e çon Policinë në përfundimin se ata janë hajdutë, ndërsa diçka që e përforcon këtë përfundim është se më herët kishte vjedhje të bizneseve në zonën e gjerë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re