Një çift të moshuarish gjatë gjetur të pajetë në banesën e tyre  në fshatin Bodrishtë të Bashkisë Dropull.

Mësohet se burrë e grua janë dhunuar për vdekje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Çifti i të moshuarve me iniciale K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe janë gjetur nga fqinjët, ndërkohë në trupin e tyre janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

 

Njoftimi i policisë:

Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re