Skip to content

E rëndë/ Digjet në mesnatë një mjet “Mitsubishi” në Fier. Zjarri shkakton dëme të konsiderueshme materiale (Foto)

Digjet në mesnate një automjet në Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ish UMB në Fier, rrethrrotullimi i QTU, ku si pasojë mjeti i tipit “Mitsubishi carisma, është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.

Burimet kanë konfirmuar se automjeti me motorr Benzin-Gas me targa AA 265 HS ka marrë flakë në ecje e sipër, çka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, te dalë i alarmuar prej tij.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mberritur forcat zjarrfikes, që kanë mundësuar shurjen e flakëve, ndersa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Nga ana e bluve është parë nga afer situata, ndërsa ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që kanë çuar në shperthimin e flakëve.

 Loading …

/faxweb