Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ishull-Lezhë ku dy punëtorë kanë rënë nga skela teksa punonin.

Raportohet se ata kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri nga dy punëtorët ndodhet në gjendje më të rëndë.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re