Skip to content

E rëndë ! E reja hidhet nga një pallat, ndërron jetë në vend

640 0 ebfabd7e1c0b6568227aa2730983d623

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës

Raportohet se një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati.

Sipas të dhënave paraprake, ajo nuk ishte banore e pallatit ku vendosi t’i japë fund jetës.

Identifikimi është i vështirë për shkak të dëmtimeve të marra, që i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa ambulanca dhe akt-ekspertiza kanë vijuar me procesin e punës.

Trupi është dërguar në morgun e Spitalit të Lushnjës. Nga ana tjetër blutë po vëzhgojnë kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj tragjedie .