Skip to content

E rëndë/ Fëmijët gjejnë pistoletë në çantën e mamasë, e marrin dhe e qëllojnë për vdekje

Një nënë nga Karolinës së Veriut u qëllua për vdekje “pa dashje” nga fëmijët e saj, të cilët gjetën një armë në çantën e saj, tha policia.

Nëna 25-vjeçare Gabriel Alexis Henderson, ishte vetëm në apartamentin e saj Cornelius me pesë fëmijët e saj në kohën e të shtënave, tha Departamenti i Policisë Cornelius.

Detektivët besojnë se fëmijët gjetën një pistoletë të vogël, gjysmë automatike në çantën e Henderson.

Katër nga fëmijët ishin në dhomë në kohën e të shtënave, ndërsa fëmija i pestë, më i madhi – ishte në një dhomë tjetër, tha policia.

Fëmija më i vogël gjithashtu u qëllua “pa dashje”, tha policia, dhe u dërgua në një spital me dëmtime jo-kërcënuese për jetën.

Policia nuk i bëri me dije moshat apo emrat e fëmijëve.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb