Skip to content

E RËNDË/ Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi rus brenda një apartamenti në Shëngjin, alarmohen banorët e pallatit

Një shtetas rus është gjetur i vdekur brenda një apartamenti në Shëngjin, kanë konfirmuar burimet për Fax News dhe Faxweb.al orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Trupi i pajetë është konstatuar që prej mesnatës së kaluar, por ende nuk është vepruar për të kryer veprimet dhe largimin e kufomës, duke alarmuar edhe banoret e pallatit.

Shtetesi rus rreth 50 vjec, dyshohet të ketë vdekur prej të paktën 3 ditësh në rrethana ende të paqarta.

/faxweb