Një 46 vjeçar ka humbur jetën pasi është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugës “Irfan Tomini”, ku dyshohet se shtetasi me iniciale R.K, në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(foto ilustruese)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re