Një 47-vjeçar ka humbur jetën në malin e Tomirit, ku bëhet me dije se ka qenë duke punuar në karrierat e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit.

Burimet spitalore nga spitali i Skraparit bëjnë me dije se,mesditën e sotme në malin e Tomorit në vendin e quajtur “Dëvri” ku ndodhen karrierat e pllakave të gurit dekorativ ka humbur jetën shtetasi Alket Zeqo, banues në bashkinë e Çorovodës .

47-vjeçari Zeqo mësohet se ishte punëtor në një nga firmat e gurit dekorativ që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Skraparit. Mësohet se Zeqo ishte duke punuar kur një masiv shkëmbi ka rënë dhe e zënë poshtë teksa punonte.

Megjithëse është nisur menjëherë pas ngjarjes nga punëtorët e tjerë që janë ndodhur pranë tij 47-vjeçari Zeqo nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të shkaktuara nga shkëmbi që ka rënë mbi trupin e tij.

47-vjeçari Alket Zeqo është banor i qytetit të Çorovodës dhe babai i dy fëmijëve.Edhe pse ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat,në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

EMRI+FOTO/ E rëndë! Humb jetën 47-vjeçari në malin e

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re