Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht, ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

 

Policia bën me dije se shtetasi Sh. C., 64 vjeç, banues në Sukth, Durrës, duke grumbulluar mbeturinat me makinën e pastrimit, tek kampi MEK, aksidentalisht ka dëmtuar rëndë dorën.

 

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi Sh.C, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë