Foto e mëposhtme është bërë në godinën ku banonte Përparim Sulka, 74-vjeçari nga Beriati i cili u gjet i dekompozuar brenda banesës ndërsa Faxweb.al mëson se prej 5 vitesh jetonte në ambientin e dhënë nga Bashkia i vetëm. Ai ishte strehuar brenda objektit të ish-konviktit të Shkollës Industriale nga Bashkia.

Sulka jetonte në katin e 2-të të objektit, ndërsa zjarrëfikësit kanë hyrë me shkallë nga dritarja për të nxjerrë trupin.

Prej më shumë se 24 orësh ai nuk ishte vënë re nga banorët, ndërkohë që njëri prej këtyre shprehet për Fax News se e kishte takuar së fundmi dhe pyetur nëse kishte nevojë për ndonjë gjë.

“I biem ziles së telefonit dhe i shkon thirrja. Të premten këtu ishte, vetëm këto dy ditët e pushimit se kemi parë, vinte vetë këtu. Po bën 5 vjet që është i vetëm dhe që jeton këtu”, tha një banor i zonës që e njihte të moshuarin.

“E strehoi Bashkia këtu, ishte i vetëm, kishte 24 orë që nuk e shikonim, i thashë dje do ndonjë gjë, më tha jo jam mirë.”, shtoi banori por nuk dihet në pushteti vendor që e kishte strehuar vite më parë, interesohej rreth tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë dhe zjarrfikëses të cilët bënë nxjerrjen e trupit nga banesa dhe që do t’i nështrohet autopsisë për të gjetur shkaqet e vdekjes. Mësohet se autoritetet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga roja e objektit i cili edhe ka konstatuar ngjarjen e rëndë, ndërsa nuk dihet nëse i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale apo nga mungesa e përkujdesit ndaj tij.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re