Një fëmijë 9 vjeçar ka mbetur i plagosur në Maliq, pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan të Maliqit, ku sipas policisë fëmija me iniciale M.A, po luante me bombolën e gazit.
Për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Njoftimi i policisë lokale:
Më datë 15.06.2020, në fshatin Moçan, shtetasi M. A., rreth 9 vjeç, duke luajtur në banesë dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi, për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/shqip