Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në Vaun e Dejës. Raportohet se i është vendosur tritol makinës së kryetarit të PD-së së Rithemelimit, Benard Ndreca.

 

Ngjarja mësohet se është regjistruar gjatë banesës së tij.

 

Ndërkohë, nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

 

Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer gjatë kohës që Ndreca ka hipur në automjet.

 

Njoftimi i plotë:

 

Vau i Dejës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

 

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

 

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

 

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme  materiale.

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re