Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku gjatë ceremonisë së faljes së namazit me rastin e Fiter Bajramit, një qytetar tentoi të vetëdigjej me benzinë.

Ishin qytetarët që e ndaluan personin fjalë dhe e mbajtën në sheshin ‘Skënderbej’, deri sa erdhën punonjësit e policisë, të cilët e shoqëruan në komisariat, për ta marrë në pyetje në lidhje me veprimin e tij.

Sipas raportimeve, personi hyri në shesh dhe bërtiti “Nuk ka Zot”, në një prvatje të dëshpëruar për t’ia vënë flakën vetes.

Ndërkohë, për rastin ekstrem reagoi edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Një nga zyratrët e KMSH deklaroi për Fax Neës se personi që kreu këtë veprim nuk mund të jetë besimtar, pasi “një besimtar nuk do të tentonte të bënte këto veprime”.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re