Një foshnje 16-muajshe ka ndërruar jetë këtë të premte në repartin e Pediatrisë pranë QSUT.

Ajo ishte infektuar me koronavirus dhe ndodhej prej dy ditësh në intubim.

Mësohet se foshnja kishte dhe sëmundje të lindura.

Kjo humbje shënon dhe rastin e parë të fatalitetit me COVID tek fëmijët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re