Një foshnjë e sapolindur dyshohet se u mor nga një majmun nga shtëpia e saj në Indi. Vajza nuk mundi të mbijetojë dhe u gjet e vdekur në përroin pranë shtëpisë.

Sipas nënës të së porsalindurës, majmunët kanë hyrë në shtëpinë e tyre pasi kanë hequr tjegullat e çatisë dhe kanë “vjedhur” foshnjën. Incidenti ndodhi në qytetin Tamil Nadu të Indisë.

Buvaneswari, nëna e vajzave binjake të porsalindura, pretendon se majmunët hynë në shtëpinë e saj dhe morën foshnjat teksa ato flinin, të shtunën. Ajo tha se ishte tronditur kur pa majmunët në çati dhe filloi të bërtiste. Vetëm më vonë e kuptoi që fëmijët ishin zhdukur.

Ndërsa ajo filloi të qante, fqinjët erdhën për të ndihmuar dhe thuhet se morën një foshnjë nga çatia, por nuk gjetën tjetrën. Pak çaste më vonë, foshnja tjetër u gjet në përroin pranë shtëpisë. Ekipi mjekësor i cili arriti në vend shpalli fëmijën të vdekur. Policia ndërkohë ka nisur hetimin për ngjarjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re