Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Milot ku dyshohet se një 17 vjeçar, i cili ishte futur për tu larë në lumë ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të siguruara nga ABC News mësohet se ngjarja ka ndodhur në Urën e Zogut në Milot.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re