Skip to content

E RËNDË/ Motori humbet ekuilibrin dhe merr para turmën që po hynte në disko, ka disa persona të vdekur (Pamje nga vendngjarja)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kavala të Greqisë ku një motor u përmbys dhe u përplas me një turmë jashtë një klubi nate.

Si pasojë e përplasjes tre persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Incidenti ndodhi kur një makinë u përplas me një motor i cili më pas u përmbys dhe duke ndjekur një kurs të pakontrollueshëm ra mbi një turmë që ishte në atë kohë në hyrje të një klubi nate.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb