DVP Berat/Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit O.Gj., 48 vjeç, banues në Berat, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 43-vjeçare se ky shtetas e përndjek dhe e kërcënon në mënyrë sistematike.
—————-
Nga specialistët e seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit S.H., 27 vjeç, banues në Dimal, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, si dhe i ka vjedhur një sasi lekësh dhe një televizor.
—————-
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.S., 31 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, pasi në aksin rrugor Axhensi-Ura e Goricës, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re