Varfëria ka çuar në vet ëvrasje një 51 vjeçare në Urën Vajgurore. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e djeshme në fshatin Skrevan pranë banesës në kopshtin e familjes Sinjari. Mungesēn e saj e ka ndjerë bashkëshorti saj i cili priste të darkonin.

Ndërsa e ka kërkuar nëpër shtëpi ka dalë në oborrin e shtëpisë ku dhe ka gjetur në një pemë trupin e bashkëshirtes menjëher ka aritur ta liroj nga litari dhe ka kërkuar ndihmë. Burime nga morgu i Beratit pohojnë se 51 vjecarja nuk ka shenjadhune, ndërsa kishte mbërritur pa shenja jete.

Policia sqaron se janë ende të paqarta motivet e vetë-vrasjes, por nga rrëfimi i të afërmve duket se ka kaluar në gjendje depresive për shkak të kushteve të këqija ekonomike. Mendohet se 51-vjeçarja mund të jetë vetvarur si pasojë e një gjendje të rënduar psikologjike, të cilën po kalonte kohët e fundit. Familja Sinjari jetonte në fshatin Skrevan kushte jo të mira ekonomike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re