Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak me parë në qytetin e Beratit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një person është hedhur ne lumë nga ura në qytetit, duke gjetur vdekjen.Mësohet se trupi i viktimës u nxorr pa shenja jete në breg nga ekipi i MZSH-së. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe arsyet e ngjarjes së rëndë,ndërkohë që burimet në vendngjarje konfirmojnë se bëhet fjalë për një burrë rreth 70-vjeç.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re