Një i moshuar 85-vjeçar, i identifikuar me inicialet E.L., është mbytur në plazhin e Borshit. Vdekja është shkaktuar pasi ka pësuar infarkt teksa po lahej në det, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Njoftim paraprak: Në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re