Skip to content

E RËNDË në Cërrik! 65-vjeçari gjendet i mbytur në kanalin vaditës, dyshohet se…

ffghjfgh sd

Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Cërrik, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë.

Paraprakisht dyshohet se viktima është mbytur në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen, ku u gjet nga banorët e zonës.

Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.