Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindëve të tij.

Në pranga ka rënë shtetasi Genci Çanaku, banues në fshatin Maqellarë. Ai do të përballet me akuzën e dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç., 43 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re