Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotën në Dibër.

 

Policia bën me dije se rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç,

 

Mësohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

 

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re