Një 26-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga policia e Dibrës pas dyshimeve se ai ka mashtruar një të mitur të cilën e ka marrë në automjetin e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

 

26-vjeçari i identifikuar si E.D., akuzohet për rrëmbimin dhe kryerjen e marrëdhënieve me të miturën.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re