Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 13-vjeçar është gjetur i pa jetë në liqen.

 

Ka qenë vëllai i viktimës ai që ka raportuar në polici zhdukjen e të miturit, ndërsa pas dy orësh kërkime trupi i 13-vjeçarit është gjetur në liqenin e fshatit Shumbat.

 

“Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.”, thuhet në njoftim.

 

Policia raporton se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re