Skip to content

E rëndë në Durrës, plas sherri mes dy familjeve, dy persona përfundojnë në spital

Plagosje me thike ne Durres. Ngjarja ka ndodhur mesditen e kesaj te diele ne lagjen 15 te qytetit te Durrësit. Burime nga policia thone se ne konflikt jane perfshire dy familje te cilat banojne prane njera-tjetres.

Mesohet se ne urgjencen e spitalit te Durresit kane mberritur dy te plagosur: njeri i plagosur me thike dhe tjetri me sende te forta.

Policia eshte vene ne ndjekje te autorit, dokumentimit dhe zbardhjen e plote te ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku kesaj ngjarje, ndersa po punohet per kapjen e autorit, i cili eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes.