ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur në banesë.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Gjergjan të Elbasanit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se të moshuarit, Vasil dhe Sabire Liçi, 65 dhe 60 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pasi në banesën e tyre ka shpërthyer zjarri i ardhur nga bombola e gazit.

Mësohet se zjarri ka rënë në paradhomën e banesës ku fillimisht janë djegur kolltuqet dhe divanët që kanë mbyshur me tym gjithë ambientet e tjera. Viktimat janë gjetur të mbyllur në banesën e tyre dykatëshe, ku çifti jetonte vetëm.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re